Data dhe vendi për takimin historik mes Donald Trump dhe Kim jong-un janë vendosur. Lajmin e dha vetë presidenti amerikan gjatë një interviste për mediat, por pa dhënë më shumë detaje se në ç’vend dhe kur do të takohet me liderin komunist.

Një nga variantet për takimin është zona e demilitarizuar mes dy Koreve. Vende të tjera të mundshme janë Singapori, Mongolia dhe apo edhe Zvicra. Kjo e fundit u ofrua e para për të mirëpritur dy liderët. Zvicra është gjithashtu një vend që Kim Jong-un e njeh mirë, pasi ka zhvilluar studimet e larta.

Sa i përket datës ende nuk ka variante të mundshme, por mediat në SHBA shkruajnë se takimi do të zhvillohet pas 22 majit. Në këtë datë Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin koreano-jugor Moon Jae-in, me gjasë për t’i paraprirë takimit me liderin komunist.

Takimi mes Trump dhe Kim Jong-un, i pari mes një presidenti amerikan në detyrë dhe liderit koreano-verior, vjen në një kohë kur tensionet në gadishullin korean janë ulur, çka kulmoi edhe me marrëveshjen e paqes të firmosur nga dy krerët koreanë.

Koreja e Veriut mbylli një nga centralët bërthamorë dhe bllokoi menjëherë testet raketore. Veprimi u përshëndet nga Trump, por presidenti amerikan nuk mjaftohet dhe kërkon denuklearizimin e plotë të vendit komunist.

Tv Klan