Trump takohet me Kim Kardashian

Trump takohet me Kim Kardashian

20:08 31/05/2018

Presidenti amerikan Donald Trump priti në një takim në Shtëpinë e Bardhë Kim Kardashian, me të cilën diskutoi reformën e burgjeve, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

Pas takimit, Presidenti Trump publikoi një foto nga Zyra Ovale, ku shkruante se me Kim Kardashian folën për dënimet dhe reformat që do të ndërmerren në sistemin e burgjeve.

Nga ana tjetër, Kim shkruajti në rrjetet sociale:

“Dua të falenderoj Presidentin Trump për kohën e kushtuar. Shpresoj që Presidenti do të falë znj.Alice Marie Johnson, e cila po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për një rast droge”.

Kim Kardashian ka folur edhe më parë për të bërë një reformë në burgje dhe ka ndërmarrë fushatë për faljen e gruas së dënuar. Ajo mori shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku dukeshin kushtet e vështira në burg me të cilat përballej Alice Marie Johnson, një grua e moshuar.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT