Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se të hënën do të zhvillojë disa telefonata fillimisht me presidentin rus, Vladimir Putin dhe më pas me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Tema e bisedimeve do të jetë ndalimi i asaj që e cilëson të gjakderdhjes që po vret mesatarisht më shumë se 5 mijë ushtarë rusë e ukrainas, si dhe tregtia.

Tramp paralajmëroi se pas këtyre telefonatave do të bisedojë edhe me disa anëtarë të NATO-s pa dhënë emra konkret.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte ofruar të udhëtonte për në Turqi për bisedimet gjatë qëndrimit në Gjirin Persik javën e kaluar, nëse edhe Putin do të merrte pjesë, por homologu rus nuk e pranoi ofertën.

Më herët në një interviste dhene intervistë me Fox Neës u shprehu i gatshëm për takim të drejtpërdrejt me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin. Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje. Duhet të takohemi dhe mendoj se ndoshta do ta caktojmë datën sepse jam i lodhur duke pasur njerëz të tjerë që shkojnë e takohen për të kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me të.”

Pavarësisht bisedimeve që u mbajtën në Turqi, të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës në kushtet e tyre për t’i dhënë fund luftës. Ukraina ka pranuar një propozim të SHBA-së dhe Evropës për një armëpushim të plotë 30-ditor, por Putini e ka refuzuar atë duke paraqitur kushte.

Tv Klan