Trump, telefonatë e dyshimtë edhe në Australi

Posta

Trump, telefonatë e dyshimtë edhe në Australi

17:25 01/10/2019

Kërkoi të nxisë hetimet për skandalin Russiagate

Nuk mjaftojnë procedurat për hetim penal të nisura nga demokratët për Donald Trampin lidhur me hetimet që ka dashur të nxisë në Ukrainë për rivalin e tij të mundshëm Joe Biden.

Autoritetet australiane kanë pranuar se shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar edhe kryeministrit të këtij vendi Scott Morrison, të nxisë hetime mbi burime të mundshme nga Australia të të dhënave që kanë çuar në nisjen e procesit hetimor për skandalin Russiagate.

Shkelja ligjore e këtij rasti është se Trump ka përdorur një rrugë komunikimi sekret, jashtë rrjetit të sigurt të Shtëpisë së Bardhë, duke shkelur ligjin për komunikimet zyrtare. Ashtu si në rastin e komunikimit me Presidentin e Ukrainës, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka përdorur një kanal komunikimi që nuk mbikëqyret nga serverat kompjuterikë që bëjnë zbardhjen automatike të bisedës.

Në lidhje me akuzat për nxitje të hetimeve në Ukrainë për të dëmtuar rivalin e mundshëm demokrat Joe Biden, anëtarët demokratë të kongresit kanë dërguar edhe thirrjen e parë për të dëshmuar për Rudolph Giuliani, avokatin e Donald Trumpit.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT