Mediat amerikane publikuan paraditen e sotme një sërë reagimesh për një mesazh në Twitter të presidentit Trump. Ky i fundit deklaronte heqjen e tarifave të reja të vendosura ndaj Koresë së Veriut, të cilat në fakt nuk ishin vendosur asnjëherë.

Një mesazh në Twitter që ka shkaktuar shumë reagime, ishte ai i publikuar të premten nga Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili deklaroi heqjen e sanksioneve të reja që ishin vendosur po atë ditë nga departamenti amerikan i thesarit ndaj Koresë së Veriut.

Sanksione të ashtuquajtura sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, kjo pasi departamenti i thesarit nuk kishte vendosur asnjë sanksion të ri ndaj Penianit.

Një gabim që i la rrugë të lirë hamendësimeve rreth faktit që presidenti në vërtetë i referohej sanksioneve reale, të vendosura dy ditë më parë ndaj dy kombamive dërgimi me seli në Kinë, sepse kishte ndihmuar Korenë e Veriut që ti shmangej sanksioneve amerikane.

Zyrtarë të qeverisë amerikane shpjeguan më vonë se kreu i shtëpisë së bardhë i referohej në të vërtetë sanksioneve të ardhshme që priteshin të bëheshin publike ditët në vijim.

Një keqkuptim që vuri më shumë në dukje kënvështrimet e ndryshme mbi marrëdhëniet me Penianin, në brendësi të administratës amerikane.

Ndërsa Trump mendon se sanksionet nuk janë të domosdoshme, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton, shprehet se sanksionet janë shumë të rëndësishme.

/abcnews.al