Shmanget mbyllja e administratës, miratohet edhe paketa e ndihmës për pandeminë

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shmang mbylljen e administratës në momentet e fundit, duke pranuar miratimin e buxhetit të administratës për vitin e ardhshëm me vlerë 2.3 trilionë dollarë.

Trump refuzonte prej disa ditësh nënshkrimin e këtij buxheti për shkak të paketës së përfshirë në të prej 900 miliardë dollarësh për ndihmën ekonomikë për të papunët dhe bizneset e goditura nga kriza e pandemisë. Ende nuk është e qartë se çfarë e bëri presidentin të ndryshojë mendje.

Shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë e kishte kundërshtuar paketën e miratuar në kongres javën e kaluar, me argumentin se 600 dollarët për çdo individ të papunë ishin të pamjaftueshme në mesin e krizës së pandemisë dhe kishte kërkuar që kjo shumë të shtohej deri në 2 mijë dollarë.

Afati përfundimtar për nënshkrimin e paketës së ndihmës financiare për pandeminë skadoi mesnatën mes të Shtunës dhe të Dielës. Megjithatë kjo kategori duket se nuk do të vuajë nga vonesa të mëdha. Kjo paketë është  e vlefshme deri më 20 Shtator të vitit të ardhshëm.

Tv Klan