Donald Trump u bën thirrje amerikanëve përmes rrjeteve sociale të çohen në protesta masive, pasi beson se të Martën atij do i vihen prangat.

“Rrjedhje të paligjshme informacioni nga zyra e prokurorit të korruptuar dhe shumë politik të Manhatanit, tregojnë se edhe pa asnjë akuzë të mbështetur me fakte, kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të arrestohet të martën e javës tjetër. Protestoni, na ktheni kombin tonë”, tha ai.

Prokurori i Distriktit të Manhatanit kërkon marrjen në pyetje të Trumpit, pasi dyshohet se ka paguar me 130 mijë Dollarë, aktoren e filmave për të rritur Stormi Deniells për të heshtur për aferën e fshehtë seksuale që ka pasur me të në 2006-ën.

Paratë i ka paguar në mënyrë që ajo të mos ndikonte negativisht në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Trump po ashtu është nën hetim edhe për akuza të tjera, ndër të cilat edhe për mosdorëzim në shkelje të ligjit të dokumenteve që përbëjnë sekret shtetëror pasi la postin në 2020-ën e po ashtu edhe për përpjekje për të përmbysur me dhunë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në shtetin federal të Xhorxhias.

Tv Klan