Presidenti Trump ka paralajmëruar se Uragani Florence do të jetë “jashtëzakonisht i madh dhe jashtëzakonisht i lagësht”, ndërsa një stuhi e fuqishme vazhdon të lëvizë drejt tokës.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë për stuhinë, Trump tha se Florence do të jetë më e madhja që ka goditur ndonjëherë Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut dhe Virxhinian, pasi parashikuesit thanë se do të ketë viktima më vonë gjatë kësaj jave.

Presidenti është ironizuar për zgjedhjen e fjalëve të tij për të përshkruar Uraganin Florence, pasi ai sugjeroi se reagimi i qeverisë ndaj katastrofës së vitit të kaluar në Porto Riko ishte një “sukses i pavlerësuar”.

Trump bëri vërejtjen pasi u pyet se çfarë mësimesh ai kishte marrë nga shkatërrimi që solli Uragani Maria.

Ai tha :

“Puna e të gjithëve së bashku me guvernatorin e Puerto Rico-s ishte e jashtëzakonshme. Puerto Rico është një sukses i pavlerësuar. Unë mendoj se në një farë mënyre puna më e mirë që bëmë ishte Porto Riko, por askush nuk do ta kuptonte këtë, dua të them se është më e vështirë të kuptohet”.

Komenti vjen vetëm disa ditë pasi studiuesit thanë se numri i të vdekurve nga stuhia ishte 2,975 – më shumë se dyfishi i vlerësimit zyrtar prej 1,400 .

Carmen Yulín Cruz, kryebashkakia e Puerto Rikos, e cila vazhdimisht ka përplasje me Trump që pasi ndodhi fatkeqësia natyrore reagoi menjëherë në Tëitter.

“Sukses? Përgjigja federale sipas Trump në Puerto Rico është një sukses? Nëse ai mendon se vdekja e 3,000 njerëzve është një sukses, atëherë Perëndia le të na ndihmojë të gjithëve”,

shkroi ajo./tvklan.al