Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën gjithçka për të shfuqizuar “Obamacare”, ligjin e sigurimit shëndetësor të miratuar nga paraardhësi i tij Barack Obama.

BBC raporton se u ka kërkuar republikanëve të Senatit që të shtyjnë pushimet verore deri sa të shfuqizojnë ligjin Obamacare.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump u tha 52 senatorëve republikanë: “

Ne duhet ta bëjmë këtë gjë dhe do ta bëjmë. Për 7 vite ju i keni premtuar popullit amerikan që do ta shfuqizoni Obamacare. Mosveprimi nuk është një opsion”.

Presidenti Trump paralajmëroi një senator që ishte ulur pranë tij, që ai mund të humbiste punën e tij nëse nuk ndjek linjën e partisë. Javën e ardhshme është parashikuar një votim në Senat për një shfuqizim të drejtëpërdrejt të ligjit të kujdesit shëndetësor (Obamacare).

Megjithatë ka gjasa që shfuqizimi i ligjit që kërkohet nga Trump, të dështojë pas dezertimeve nga të paktën 3 senatorë të partisë, raporton BBC.

/tvklan.al