Kërcënon guvernatorët që nuk zbatojnë vendimin

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje guvernatorëve që të hapin objektet e kultit, si kisha, xhami apo sinagoga. Madje kreu i shtëpisë së bardhë i ka paralajmëruar ata nëse ata nuk i përgjigjen thirrjes.

“Guvernatorët duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe të lejojnë që këto vende shumë të rëndësishme, thelbësore të besimit, të hapen për këtë fundjavë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, unë do të kapërcej kompetencat e tyre. Në Amerikë kemi nevojë për me shumë lutje”.

Në përgjigje të presidentit, Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë nuk dha asnjë datë për hapjen e objekteve të kultit, por u shpreh se të  hënën do të lëshojë udhëzime të reja.

Presidenti amerikan e quajti padrejtësi që këto shërbime fetare vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, në kohën kur shume shtete federale kanë hapur restorantet, baret dhe dyqanet.

Vendet e adhurimit janë mbyllur si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me rënien e shkallës së infeksionit në shumë zona, është rritur edhe presioni për rihapjen e tyre.

Tv Klan