Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë në shtator Britaninë e Madhe.

Trump dhe Zonja e Parë do të priten në kështjellën Windsor nga familja mbretërore, me të cilën dhe do kalojë pak kohë së bashku, raporton The Telegraph.

Ka qenë Mbreti Charles ai që ka ftuar kreun e Shteteve të Bashkuara që në Shkurt të këtij viti, për të qëndruar për pak kohë në një nga shtëpitë skoceze mbreterore. Ftesa e mbretit u përcoll tek Trump nga kryeministri britanik Keir Starmer, përmes një telefonate të zhvilluar mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që familja Trump viziton pallatin Windsor, pasi aty ka takuar dhe të ndjerën Mbreteresha Elisabeth, ku së bashku kanë pirë çaj britanik.

Përveçse mbretit Charles, pritet që vizita e Trump të angazhojë dhe Princ William në detyrat e pritjes, së bashku me Princeshën nëse ajo do të jetë mirë nga ana shëndetësore, pasi kujtojmë se ajo kaloi betejën me kancerin.

/tvklan.al