Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania, zhvilluan një vizitë surprizë në bazën ushtarake amerikane në Irak, me rastin e Krishtlindjeve. Përmes një udhëtimi tejet të fshehtë, Trump dhe bashkëshortja e tij udhëtuan nga Uashingtoni për në bazën ushtarake Al Asad, në veri të Bagdadit. Çifti presidencial dëshironte të falenderonte trupat ushtarake për shërbimin e tyren, suksesin dhe sakrificën, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mediat amerikane raportojnë se Trump ka siguruar se ushtria do të vijojë të qëndrojë në Irak. Vizita e presidentit në Bagdad, vjen vetëm pak ditë pas dorëheqjes së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe vendimit të Trump për të tërhequr ushtrinë nga Siria dhe gjysmën e trupave nga Afganistani.

Sipas Trump, Iraku është vendi është arritur fitorja më e madhe ushtarake, humbja e Shtetit Islamik në Mosul, qyteti ku Abu Bakr al-Baghdadi shpalli themelimin e ISIS në vitin 2014.

Tv Klan