Donald Trump dhe Vladimir Putin sulmojnë ashpër me deklarata Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e etiketon diktator të paemëruar dhe një komik mediokër, dhe e vetmja gjë që ka ditur të bëjë ka qenë të luajë me miliardat që i janë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk ka lënë pa shënjestruar edhe Evropën, që sipas tij ka dështuar plotësisht në çështjen e Ukrainës, që prej nisjes së luftës, duke mos arritur kurrë paqen, dhe për më tepër ka shpenzuar për Ukrainën gjysmën e çfarë ka shpenzuar SHBA.
Për Presidentin e Ukrainës nuk kursehet Trump, dhe në rrjetin e tij social Truth shkruan se ka kërkuar dhe përfituar miliarda Dollarë për një luftë që nuk do fitonte kurrë, qëndron shume ulët në sondazhe dhe refuzon të shkojë në zgjedhje.
Gjithashtu Trump përmend edhe se gjysma e parave të destinuara për Ukrainën nga SHBA nuk dihet ku kanë përfunduar, duke ju referuar miliarda Dollarëve.
Reagimi mbërrin menjëherë pas deklaratës se Zelenskyt ku akuzonte Trump se ndodhet brenda një flluske dizinformuese të krijuar nga Presidenti Putin.
Reagim vjen edhe nga Presdenti rus Vladimir Putin, që vlerëson pozitivisht rezultatet e bisedimeve të 18 Shkurtit në Riad, dhe reagimin e Ukrainës e quan histeri të pajustifikuar, duke qartësuar se askush nuk e përjashton Ukrainën nga negociatat.
Sipas agjensisë së lajmeve ruse Tass që citon Presidentin Putin, ky i fundit është shprehur se është i lumtur të takohet me homologun amerikan Trump, por samiti ka nevojë për kohën e një përgatitjeje të domosdoshme.
Klan News