Trupa tokësore turke hyjnë në Siri

Trupa tokësore turke hyjnë në Siri

23:49 09/10/2019

Në shënjestër janë militantet kurdë

Trupat tokësore turke hynë në veri të Sirisë, një ditë pas nisjes së bombardimeve me avionë dhe artileri nga Turqia. Në shënjestër janë militantët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.

Bombardime po bëhen në qytezat kufitare siriane, Tal Abjad dhe Ras al-Ain. Pasojë e bombardimeve janë këto shtëlluga tymi të zi që ngrihen nga këto qyteza.

Deri më tani flitet për të paktën dy viktima mes banorëve të qytezave të sulmuara, të cilët kanë nisur të largohen masivisht. Presidenti Recep Tayip Erdogan dhe këshilltarët e sigurisë e ndiqnin direkt nga zyrat e presidencës nisjen e ndërhyrjes ushtarake, që synon krijimin e një zone pa terroristë në një distancë deri në 30 kilometra brenda territorit sirian. Aty synohet të shpërngulen qindra mijëra refugjatë sirianë që janë strehuar në Turqi vitet e fundit. Militantët kurdë kanë paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjen ashpër ushtrisë turke pas hyrjes në rajonet e tyre. Ata kanë paralajmëruar se kaosi që po krijon ndërhyrja e ushtrisë turke, rrezikon rikrijimin e Shtetit Islamik, pasi mund të shpërthejnë burgjet ku janë të burgosur 12 mijë xhihadistë.

Ndërhyrja turke nisi pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi tërheqjen e trupave amerikane që ndodheshin në veri të Sirisë, për të ndihmuar militantët kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik. Por edhe pse Trump paralajmëroi sanksione të rënda ekonomike kundër Turqisë, për qëndrimin ndaj kurdëve, vetë republikanët e akuzojnë Trumpin për tradhti ndaj kurdëve.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori