Qindra qytetare bëjnë homazhe në sheshin “Skënderbeu”

 Familjarë, qytetarë, pleq e të rinj erdhën sot tek sheshi ‘Skënderbeu’ të bëjnë homazhe 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Kryesisht atmosfera ishte e zymtë dhe e mërzitur. Ndërsa njëri prej familjarëve u alivanos pas çka erdhi ndihma e shpejtë.

Qysh nuk është mërzitur. A nuk e patë duke qarë. Familjarë i tyre? Po familjar i ka të afërt. Dy ose 3 i ka familjarë. Tash erdh djali vet e mori dhe shkoj. E dërguan në spital”.

Ndërsa Qazim Limani e ka humbur nipin e tij Visar Alitin.

“Kemi dal të shohim, kemi dhimbje. Por çfarë të bëjmë. Ishallah Zoti u jep durim”.

Shumica e qytetarëve të cilët kishin ardhur të trishtuar nga humbja e madhe  shprehin ngushëllime familjarëve.

Jo s’kemi familjarë por i ndjejmë të gjithë si familjarë. Një kafshë të digjet është e dhimbshme. Shqiptarë, mysliman janë vëllezërit tanë”.

“Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve. Nuk kam fjalë jam shumë e emocionuar. Nuk kam çfarë të shtoj më tepër”.

“Ishallah Zoti i shpërblen me xhenet. Zoti ua dhashtë sabrin të gjithëve. Më vjen shumë rëndë”.

“Jam shumë i mërzitur. Nuk mund të flas. Më vjen keq. Zoti ua dhashtë sabër, selamet këtyre familjeve. Edhe këto që kanë dal sot këtu Zoti sevap”.

Fillimisht ishte e paraparë që kufomat të sillen  tek sheshi, por familjarët kanë kërkuar që menjëherë pas arritjes së kufomave tu dërgohen familjarëve që më pas të varrosen.

Tv Klan