Në Rafah nga Sulmet mbeten të vrarë 22 persona, SHBA sërish i ka bërë thirrje Izraelit të vlerësojë mbrojtjen e civilëve

Dy video janë shfaqur gjatë ditëve të fundit që tregojnë trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke shkatërruar dyqanet në Gaza.

Një video tregon ushtarët në lagjen Shejaiya në veri të Gazës që u vënë zjarrin ndihmave në pjesën e pasme të një kamioni i cili ka shishe uji dhe kuti kartoni. Njëri prej ushtarëve dëgjohet duke bërë shaka për çmimin e artikujve, ndërsa i hedh ato rreth ndërtesës dhe i shkatërron.

Kjo vjen pas pasi u shfaqën disa grupe burrash palestinezë të paarmatosur pa rroba dhe të lidhur. Pas këtyre dy videove, Forcave të Mbrojtjes të Izraelit kanë ndërmarrë masa për sjelljet e pahijshme që nuk përputhen me moralin dhe vlerat e ushtarëve.

Ndërkaq kufiri Rafah u shndërrua në një arenë luftimesh të përgjakshme. 22 civilë u vranë në mesin e të cilëve ishin shtatë fëmijë, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Bombardimet rreth Rafah, ku ushtria izraelite këtë muaj urdhëroi njerëzit të niseshin për sigurinë e tyre, janë nga më të rëndat në ditët e fundit.

Në Khan Younis, bombardimet me tanke u fokusuan në qendër të qytetit, ku një prej liderëve të Hamasit mbeti i vrarë. Presioni ndërkombëtar po rritet për krizën humanitare dhe SHBA-ja i ka kërkuar sërish Izraelit të vlerësojë maksimalisht mbrojtjen e civilëve në Gaza.

Pjesa më e madhe e Gazës veriore është zhdukur dhe qindra mijëra janë arratisur drejt zonave të ashtuquajtura të sigurta në jug që po pakësohen gjithnjë e më shumë. Sistemi i kujdesit shëndetësor dhe operacionet e ndihmës humanitare janë shembur në pjesë të mëdha të Gazës dhe punonjësit e ndihmave kanë paralajmëruar për uri akute dhe përhapjen e sëmundjeve në strehimoret e mbipopulluara dhe kampet.

Ndërkaq forcat izraelite vranë katër palestinezë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit gjatë një sulmi me dron. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se rreth 270 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës më 7 Tetor.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell akuzoi Izraelin se po përdor të njëjtat taktika në jug të Gazës me ato që përdori në veri. Borrelli kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat së fundi vunë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së veton ndaj thirrjes për një armëpushim të ri humanitar për Rripin e Gazës. Borrell  u zotua se do të paraqesë gjthashtu një propozim për të vendosur sanksione ndaj izraelitëve që jetojnë në vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor ku dhuna po bëhet alarmante.

Klan News