Tatuazhi në dorën e burrit shton dyshimet

Trupat e gjetur në tre valixhe pranë autostradës Firence-Pisa-Livorno mund të jenë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos. Kështu shkruajnë mediat në Itali, por pritet testi i ADN-së për të zbuluar nëse trupat e gjetur në valixhe janë të çiftit shqiptar që ishin shpallur të zhdukur disa vite më parë.

Vendi ku i gjetën trupat

Sipas autoriteteve në vend trupi dyshohet se i përket Shpëtim Pashos pasi në tatuazh në dorë bën që të dyshohet se është ai. Pas gjetjes së trupave, një ngjarje që tronditi Italinë,kanë nisur hetimet dhe janë marrë në pyetje shumë persona që mund të kenë dijeni për zhdukjen e tyre.

Hetuesit ende nuk kanë dhënë identitetit të viktimave, por dyshimet janë ngritur pasi tatuazhi shkruan “Vlora”, një spirancë dhe iniciale “SHP”, një tatuazh që e bënin ushtarët gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri.

Policia në vendin e ngjarjes

Më tej mediat në vend raportojnë se po vijojnë kërkimet në zonën ku u gjetën valixhet, pasi mungojnë ende disa pjesë të trupave të viktimave. Ndërkohë që për gruan raportohet se ajo para se të jetë vrarë është dhunuar sepse nga autopsia rezulton se ka kocka të thyera dhe hematoma.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe vajza e çifti, e cila ka denoncuar e para zhdukjen e tyre që në viti 2015. “Unë fola me karabinierët dhe unë jam duke pritur për përgjigjet e tyre për testin e ADN-së”, ka thënë ajo.

Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora u zhdukën në Castelfiorentino më 2 Nëntor 2015. Pas zhdukjes së çiftit, i vetmi informacion lidhur me ngjarjen e rëndë, është telefonata që mori vajza e tyre nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte të kërkohej nga askush./tvklan.al