Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit do të mbërrijë këtë të mërkurë, në orën 12.45, në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeu Historik Kombëtar.

Major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës në bazën ushtarake të NATO-s, Camp Adazi në Letoni, gjatë një procesi çminimi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Tanushi është viktima e dytë e aksidentit që i mori jetën në mënyrë të menjëhershme nëntetares Zarife Hasanaj.

Tv Klan