Truri femëror reziston më mirë se ai i meshkujve. Kështu lufta mes gjinive në hapësirë duket se anon gjithnjë e më tepër në ngjyrën rozë. Sipas kërkimeve më të fundit, rezulton se truri i femrës i reziston shumë më mirë bombardimit të rrezeve të rrezikshme  kozmike. Kërkimi është kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco dhe rezultatet janë publikuar në revistën ‘Brain, Behavior and Immunity’.

Në laborator, eksperimentet janë kryer mbi kaviet dhe nëse të dhënat konfirmohen edhe mbi njerëzit, në të ardhmen kjo mund të ndikojë në përzgjedhjen e astronautëve në udhëtimet e tyre në Hënë dhe Mars.

Aktualisht NASA po planifikon kërkime të reja mbi këtë argument për të kuptuar mekanizmat që qëndrojnë pas këtyre ndryshimeve thelbësore mes dy sekseve. Aktualisht mendohet se disa lloje qelizash arrijnë të mbrojnë trurin femëror nga sulmet e radiacioneve në hapësirë, dhe tani hapi tjetër është të kuptohet cila është arsyeja që i bën kaq të forta, në mënyrë që të zhvillohen trajtime ad hoc në të ardhmen.

Klan Plus