Elon Musk prezanton progreset e realizuara në realizimin e bashkëveprimit njeri-kompjuter. Pas dy vjet studimesh në laboratorin e kompanisë Neuralink, Elon Musk ka prezantuar pajisjen e parë teknologjike që mund të implatohet në trurin e njeriut, dhe që teorikisht duhet të lexojë mendimet tona. Pra, lidhja e trurit me një kompjuter duket si hapi i parë i nënshtrimit të humanit ndaj inteligjencës artificiale.

Por sipas autorëve, qëllimi nuk është leximi i mendimeve të njeriut për të shënuar fundin e privatësisë dhe pavarësisë, por për të kuruar në mënyrë më efikase sëmundjet neurodegjenerative. Synimi është të zëvendësohen, atëherë kur nevojitet, pjesë të dëmtuara të trurit me mikroçipe inteligjente.

Deri më sot ekpserimentet e pajisjeve të reja janë kryer mbi kaviet e laboratorit, dhe së shpejti do të testohen mbi majmunët, ka shpjeguar vetë Musk. Ndërkohë që testet e para mbi njerëzit mund të nisin në vititn 2020. Sipas Neuralink, ato do  të kryhen mbi pacientë të paralizuar, ku parashikohet të pajisen me 4 pajisje teknlogjike, në mënyrë që të rikthehet të paktën një pjesë e levizjes së trupit.

Elon Musk hipotezon që këto pajisje nëse do të rezultojnë të suksesshme, në të ardhmen do të jenë të sigurta dhe të aksesueshme nga të gjithë, duke e vënë kështu inteligjencën artificiale në shërbim të funksionimit të organizmit të njeriut.

Klan Plus