Aktiviteti në trurin e njeriut mund të vijojë deri në 10 minuta pas vdekjes së trupit.

Janë këto të dhënat e reja që vijnë nga mjekët kanadezë, të cilët observuan trurin e personave që ndodheshin në kujdes intesiv. Ata dalluan se truri i tyre vijonte të punonte edhe pasi pacienti deklarohej klinikisht i vdekur.

Në rastet në fjalë, mjekët konfirmuan se pacienti kishte vdekur, në bazë të disa observimeve normale, përfshirë mungesën e pulsit. Por testet treguan se truri i tyre vijonte të punonte dhe kishte të njëjtin aktivitet me atë të një njeriu që është në gjumë të thellë.

Studimi, të dhënat e të cilit mund të çojnë në zbulimin e mjekimeve të reja dhe sfidave të reja etike, u realizuanga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Ontarios.

Vetëm një në katër personat e marrë në studim shfaqi aktivitete të gjata misterioze në tru, ndërsa tek të tjerët, aktiviteti vdiste përpara se zemra e tyre të pushonte. Megjithatë, truri i tyre kishte sjellje të ndryshme pak minuta pas vdekjes, duke e shtuar edhe më shumë misterin se çfarë i ndodh pas vdekjes.

E përditshmja britanike “The Independent” shkruan se mjekët nuk e dinë se cili është fuksioni i këtij aktiviteti dhe tregohen të rezervuar për të dalë në konkluzione. Megjithatë ata shkruajnë se është e vështirë të mendosh se aktiviteti vinte si rezultati i një gabimi.

Deri më tani, ekspertët besonin se thuajse i gjithë aktiviteti i trurit zhdukej rreth një minutë pas vdekjes. Megjithatë këto studime bazoheshin në eksperimentet e zhvilluara tek minjtë.

Çfarë i ndodh trupit dhe mendjes pas vdekjes mbetet thuajse tërësisht mister për shkencëtarët./tvklan.al