Truri i të “zgjuarve” është ndryshe

Truri i të “zgjuarve” është ndryshe

21:09 03/08/2019

Truri i të “mençurve” ka një organizim shumë më efikas. Kjo është arsyeja që disa njerëz kanë një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer dhe janë të prirur të zgjerojnë dijet e tyre. Sipas studimit të universiteteve të Berlinit dhe të publikuar në revistën Shkencore Evropiane mbi Personalitetin, kjo është konfirmuar pas ekzaminimeve me metoda të reja të veçante të rezonancës magnetike.

Autorët e studimit shpjegojnë se çdo pjesë e dijes është e shpërndarë në tru në formën e informacioneve të veçanta, dhe pikërisht efikasisteti i organizmit për të bashkuar nocionet e memorizuara në zona të ndryshme është thelbi i zbulimit.

Nga kjo gjë varet drejtpërdrejt edhe sasia e dijeve të përgjithshme të memorizuara, çka e bën dikë të etiketohet si më  “i lexuar” apo i kompletuar intelektualist. Klan Plus

Të ngjashme
UKT