Që tek arsyeja që na bën të jemi mëngjërashë e deri tek çfarë e shkakton autizmin, ekzistojnë kaq shumë mistere në trurin e njeriut që mbeten ende për t’u zbuluar.

Disa nga këto pyetje mund të marrin përgjigje nëse studiojmë trurin e kafshëve, si minjtë për shembull.

Por kjo nuk është e mundur për fenomene të tjera që janë unike për trurin e njeriut.

Për këtë arsye, shkencëtarët po rrisin me qindra tru të vegjël në laborator, në përpjekje për të kuptuar se çfarë shkakton ç’rregullime unike si autizmi e skizofrenia. Ajo që është edhe më interesante, është fakti se mënyra sesi po e bëjnë një gjë të tillë është tepër e thjeshtë.

Shkencëtarët nëpër botë po zhvillojnë ‘cerebral organoids’, ose mini tru, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje disa problemeve.

Trutë krijohen duke përdorur qeliza. Disa përdorin qeliza të lëkurës, megjithatë mund të përdoret çdolloj qelize.

tru

Duke folur për

BBC Future

, Dr. Madeline Lancaster shpjegon se truri zhvillohet në të njëjtën mënyrë si embrioni.

Ekspertët i kthejnë këto qeliza, në qeliza staminale duke përdorur proteina dhe teksa këto rriten, qelizat e trurit nisin të zhvillohen.

Më pas ato i lanë pa ushqim qelizat dhe për një arsye të panjohur, teksa ato rriten, qelizat e trurit nisin të zhvillohen.

Pastaj ato vendosen në një xhel special dhe futen në inkubator.

Truri i parë i zhvilluar në laborator me qeliza staminale u realizua në 2013 – ën.

Këto tru të vegjël janë rreth 3 milimetra dhe kanë një strukturë të ngjashme me atë të një truri të pazhvilluar njeriu.

Njësoj si truri i njeriut, ato ndahen në materie gri, përbëhen nga neurone etj.

Qëllimi kryesor i shkencëtarëve është që të arrijnë të zhvillojnë një tru ekzaktësisht si ai i njeriut. Megjithatë disa shprehen se ky është një mision gati i pamundur, kryesisht pasi për të krijuar një të tillë do të duhej që të kishte ndërgjegje, ëndrra, shpresa, të ndjejë dhimbje e të verë në pikëpyetje gjithçka…/tvklan.al