Qeveria del kundër: Nuk ka ndikim te qytetarët

Kosovë – Me pankarta ku shkruhej ‘Voto për Trustin’, deputetët e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë hyrë në seancën e Kuvendit. Ato u vendosën edhe në ulëset e Kryeministrit dhe gjithë kabinetit qeveritar.

Në këtë mënyrë AAK ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të votojnë që qytetarëve t’u jepet e drejta që të tërheqin një pjesë të mjeteve nga trusti i kursimeve pensionale, për shkak të krizës ekonomike.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se opozita me këtë nismë nuk po i ndihmon qytetarët ashtu siç po premton pasi ndikimi te familjet me asistencë sociale dhe studentët pasi ata kanë zero kursime pensionale.

Disa qytetarë kanë protestuar para Kuvendit për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti i Kursimeve Pensionale.

Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensional ku do t’u lejohej qytetarëve që të tërheqin deri në 30% të kursimeve nga Trusti po has në kundërshtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tv Klan