Tryeza e partive për çështjen e Kosovës (13 tetor 1998) – TV KLAN

Tryeza e partive për çështjen e Kosovës (13 tetor 1998)

Partitë Parlamentare mblidhen në një tryezë të përbashkët, nga një ftesë e Partisë Republikane. Për herë të parë demokratë e socialistë, kanë diskutuar sëbashku për të dalë në një deklaratë të përbashkët për Kosovën. Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, paraqiti një projekt deklaratë për të cilën socialistët u shprehën të gatshëm për ta firmosur pa asnjë  korigjim. Sipas Musa Ulqinit vlera e vërtetë e dokumentit nuk qëndron tek permbajtja e tij por tek fakti që u arrit një konsensus nga Pozita dhe Opozita për çështjen e Kosovës. Nga anetarët e grupit Bashkimi për Demokraci, kjo tryezë duhej të bëhej më përpara dhe të përfshinte më shumë pjesëmarrës.

Pamje nga tryeza politike, Fatmir Mediu, Arta Dade, Vasil Melo, Shpëtim Rroqi, Ridvan Bode, Musa Ulqini./tvklan.al

Kategori
Lajme Arkiva
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione