Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Do të tërhiqemi nga procesi zgjedhor nëse Presidenti Mejdani nuk anullon dekretin për komisionin qëndror të zgjedhjeve. Ka qenë ky vendimi i dy grupimeve opozitare të mbledhura sot edhe psë ka munguar koalicioni Aleanca për Shtetin.

Sekretari demokrat Bode ka cilësuar provokim të ri politik emërimin e dy anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Presidenti Mejdani. Kjo tha ai bëhet pikërisht në momentin kur PD po rishikon qëndrimin e saj.

Ndërkohë për liderin republican Mediu mënyra e emërimit të anëtarëve të KQZ, tregon qartë fillimin e manipulimit të procesit zgjedhor. Është pikërisht përbërja e komisionit tha ai, që lë shkas për manipulime. Bashkimi për Demokraci dhe E Djatha e Bashkuar Kanë kërkuar gjithashtu formulimin e ligjit electoral ku të përcaktohen edhe kriteret për emërimin e anëtarëve te KQZ./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego