Partitë e koalicionit qeveritar nuk janë paraqitur në tryezën e partive politike të thirrur sot pasdite nga partitë e djathta për të diskutuar rreth grevës së urisë së studentëve. Në takim janë thirrur përfaqësues të Bashkimit për Demokraci dhe aleatët e tyre deklaruan se studentët nuk kanë pranuar përgjigjen e qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Bashkimit Liberal Teodor Laço u shpreh se kishte marë garanci nga ministri i Shëndetësisë Solis për të dërguar pranë studentëve në grevë urie për të dërguar medikamente mjekësore dhe mjekë të specializuar. Sipas të djathtëve studentët këmbëngulin në kërkesën për rritje në 50% të bursave dhe në dhënien e statusit të universiteteve. Të djathtët kërkuan ruajtjen e godinës ku zhvillohet greva e urisë me forca policore për të parandaluar incidentet./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame