alibeaj

Pasditen e së hënës, ekspertët e nivelit të lartë kanë mbajtur tryezën për reformën në drejtësi. Pas një mbledhje me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth dy orë, eksperti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se u ra dakor që diskutimet për reformën në drejtësi, të mbështeten tek drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias.

“U ra dakort që diskutimi i mëtejshëm, ku do të bazohen të gjithë ekspertët e të gjithë krahëve në tryezën për reformën në drejtësi, do të jetë opinioni përfundimtar i miratuar nga Komisioni i Venecias”, deklaroi pas mbledhjes Enkelejd Alibeaj.

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e rradhës e tryezës për reformën në drejtësi.

Tv Klan