Tsikanovskaja takohet me Makronin


Tsikanovskaja takohet me Makronin

17:40 29/09/2020

Lituania dhe Franca, gati sanksionet për Bjellorusinë

Franca po përpiqet të marrë një rol aktiv për zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Liderja e opozitës bjelloruse në arrati Svetlana Cikanovskaja takoi presidentin francez Emanuel Makron gjatë vizitës së tij në Vilnus.

Në kushte tepër të larta sigurie e rrethuar nga disa truproja aq sa edhe kamerat e kishin të vështirë t’a filmonin, pas takimit ajo u tha gazetarëve se Makron i kishte premtuar ndihmë për nisjen e bisedimeve për zgjidhjen e krizës dhe lirimin e të burgosurve politikë të regjimit të Lukashenkos.

Të hënën, Makron u takua edhe me presidentin e Lituanisë Nauseda në kryeqytetin e Lituanisë. Të dy liderët thanë se kishin rënë dakord për një paketë sanksionesh kundër regjimit bjellorus.

Arrestimet vijuan në Minsk edhe gjatë fundjavës. Si zakonisht, me mijëra ishin protesutesit që dolën për të kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat i dhanë Lukashenkos mandatin e 6-të presidencial pas 26 viteve në pushtet.

Tv Klan





Të ngjashme