Lituania refuzon kërkesën e autoriteteve bjelloruse për të dorëzuar ish-kandidaten për Presidente

Lituania ka refuzuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Bjellorusisë për të dorëzuar ish-kandidaten presidenciale Sviatlana Tsikhanouskaya në mënyrë që të hetohet për një sërë veprash penale ne vendin e saj.

Vendimi për të kundërshtuar ekstradimin e ish- udhëheqëses së protestave kundër Presidentit Lukashenko erdhi vetëm disa orë pas shkresës nga Minsku për të dorëzuar Tsikhanouskaya-n.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, u shpreh se “çdokush që kërkon azil në Lituani mund të ndihet i sigurt që nuk do të depërtohet drejt regjimeve nga kanë ardhur”.

Ndërkohë kandidatja për Presidente Tikhanovskaya me një mesazh video bëri thirrje për rezistencë ndaj regjimit. Ajo u largua drejt vendit fqinj ku jeton ende sot e kësaj dite pas zgjedhjeve presidenciale te kontestuara nga opozita.

Një valë protestash disa mujore kundër Lukashenkos kanë pushtuar vendin që pas shpalljes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve. BE dhe një sërë shtetesh perëndimore, kanë dënuar vazhdimisht autoritetet për dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve.

Tsikhanouskaya mori çmimin “Sakharov Prize” të Bashkimit Europian për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës.

Klan News