Tsipras i jep shtetësinë greke emigrantit hero nga Shqipëria

Tsipras i jep shtetësinë greke emigrantit hero nga Shqipëria

10:30 05/09/2018

Tre peshkatarë të huaj që jetojnë prej vitesh në Greqi, do t’u jepet shtetësia greke për kontributin e tyre që dhanë në ngjarjen tragjike të 23 Korrikut, ku shpëtuan jetë njerëzish nga zjarri masiv në Mati.

Ata janë një shqiptar dhe dy egjiptianë. Dje Kryeministri Tsipras shkoi vetë në Mati, në periferi të Athinës, zona që u prek nga zjarri i madh ku vdiqën rreth 100 persona. Ai falenderoi emigrantët e huaj, që së bashku me kolegët e tyre peshkatarë grekë shpëtuan dhjetra jetë njerëzish.

“Peshkatarët vendas dhe emigrantë, bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e njeh sakrificën e tyre. Ne i falenderojmë”

, shkroi në Twitter Kryeministri Tsipras.

Ministria e Brendshme e Greqisë është angazhuar me procedurat për dhënien e shtetësisë së 3 emigrantëve të huaj, mes tyre një shqiptar. Mediat vendase raportojnë se shtetësia greke për ta do të dalë për çështje ditësh.

Tre emigrantët, shqiptari dhe dy egjiptianët, jetojnë dhe punojnë prej më shumë se 20 vitesh në Greqi. Gjatë takimit një ditë më parë me banorët e zonës që u prek nga zjarri, Tsipras tha se

“këta njerëz i konsiderojmë qytetarët tanë

” dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në komunitet.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT