Për Kryeministrin grek Alexis Tsipras, arritja e marrëveshjes historike të Prespës me Maqedoninë dhe dialogu i vazhdueshëm me Shqipërinë, janë një dëshmi e qartë se Greqia po ndihmon në hapjen e perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit.

“Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv, ia dolëm të flasim me Kryeministin Zoran Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera”.

Gjatë fjalimit në Parlamentin Europian, Tsipras nënvizoi se avancimi në marrëdhëniet me fqinjët ishte një mision i vështirë, por që Athina ia doli ta përmbushë.

Tv Klan