Kryeministri grek, Aleksis Cipras, i ka informuar drejtuesit politikë në Athinë mbi bisedimet që ka zhvilluar këto ditë me Shqipërinë e Maqedoninë.

Duke iu referuar bisedimeve me Shqipërinë, ai ka thënë se rruga tashmë është hapur për normalizimin e plotë dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne jemi të gatshëm për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë, e cila do zgjidhë dallimet thelbësore dhe do çojë drejt nxitjes së negociatave të Shqipërisë për pranimin e saj në Bashkimin Europian”.

Cipras ka shtuar se

“një konsensus i gjerë politik duket se po krijohet për këtë çështje, të cilën unë e mirëpres”.

Kryeministri grek është shfaqur i kënaqur edhe nga bisedimet me Maqedoninë. Sipas tij, lidershipi i ri politik maqedonas ka vullnet për të negociuar për një zgjidhje të reciproke të pranueshme për cështjen e emrit, një çështje që ka përcaktuar marrëdhëniet mes dy vendeve në 25 vitet e fundit.

/abcnews.al