Një tualet “smart” është projektuar për të dalluar sëmundjet e zorrëve përpara se të shfaqen simptomat. Sensori me të cilin është pajisur analizon tingujt  që lëshohen gjatë kohës që e përdorni dhe sistemi inteligjent klasifikon të dhënat e grumbulluara, shkruan “Metro”.

Në provat e bëra, ka rezultuar që ka identifikuar kolerën dhe sëmundje të tjera kronike, ndaj kjo mund të jetë një shpresë që trajtimi mund të nisë më herët.

Shpresa është që ky sensor, i cili është i vogël në përmasa dhe jo invaziv, mund të shpërndahet në zona ku epidemia e kolerës është një rrezik i vazhdueshëm”, tha një prej inxhinierëve.

Sensorit i janë instaluar edhe skanimet e audiogrameve në mënyrë që algoritmi të funksiononte. Më pas, testimi i tij u bë me dhe pa zhurma në sfond që të siguroheshin se pavarësisht mjedisit rrethues, nuk po ndikohej prej tij duke nxjerrë rezultate të sakta./tvklan.al