“TUBA Fest” në kalanë Rozafa/ Performojnë këngëtarë të njohur
Shkodra mirëpriti këtë fundjavë “TUBA Fest” mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive. Nata e parë e aktivitetit tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve sidomos të rinjve, që iu bashkuan tingujve të muzikës.
Këngëtarët më në zë, Shpat Deda, Off Chestra, dhe Alban Skëndëraj kanë sjellë një koncert të jashtëzakonshëm në kalanë e Rozafës.
Sipas organizatorëve kanë qenë mbi 1000 pjesëmarrës nga Shkodra, qytete të tjera të Shqipërisë, Kosova dhe Mali i Zi. Të rinjtë patën mundësi të argëtohen në një mbrëmje speciale shtatori, edhe pse sezoni veror ka mbaruar tashmë.
‘Tu Ba Festë’, është jo thjesht një festival, por edicioni i parë i mbajtur në Kalanë mistike, i ‘ndërtuar’ mbi muzikë, ushqim të mirë, argëtim dhe mbi të gjitha miqësi për të gjithë.
Tv Klan