Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun e cila ka luajtur në rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri”,  më pas si Suhan në “Xhesuri dhe e bukura” të transmetuara në Tv Klan, po përflitet se është në një lidhje të re dashurie me një biznesmen turk, pronar i një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.

Sipas mediave turke ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale para 3 muajsh dhe muajin e kaluar ata janë fotografuar nga i njëjti vend në Bodrum.

Çifti nuk ka bërë asnjë reagim për këto lajmë, ku as nuk i kanë pohuar, por dhe as i kanë mohuar.

Kujtojmë se aktorja i ka dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen në vitin 2020 dhe këtë e bëri vetë të ditur përmes një postimi. /tvklan.al