Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, u është përgjigjur në mënyrë evazive raportimeve për grindje me bashkë-aktorin në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”, pas vonesave për në shesh xhirim të Kivanç Tatlitug.

Media turke raportoi javën e kaluar se Buyukustun, e njohur në Shqipëri për rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe Dashuri” ishte larguar përkohësisht nga sheshi i xhirimeve pasi Tatlitug vonohej vazhdimisht.

Në përgjigje të këtyre raportimeve, Buyukustun tha se “Marrëdhënia jonë si miq është e mirë. Kivanç, është shumë i vlefshëm për mua”, raportoi “HaberTurk”. Por, nuk tha nëse kishte pasur përplasje apo jo.

Të gjithë teleshikuesit shqiptarë do të kenë mundësinë t’i shikojnë në një serial dy prej aktorëve më të dashur turq të momentit. “Xhesuri dhe e Bukura” do të transmetohet së shpejti në Televizionin Klan./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”220″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]