Specialistët: Në 2022 u evidentuan mbi 290 raste të reja në vend

Tuberkulozi në vendin tonë po ndeshet më shpesh tek të rinjtë. Sipas specialistëve vitin e kaluar janë regjistruar mbi 290 raste të reja me këtë sëmundje.

“Në vitin 2022 janë shënuar 290 raste, që i bie 10.5 raste të reja për 100 mijë banorë. Vlen të përmendet që mortaliteti është shumë i ulët, 0.2% të mortalitetit në këta pacientë. Grupmoshat e reja kanë tendencë të preken më shumë dhe kjo për faktin e sjelljes së tyre dhe të trajtimit.”

Stili i jetesës apo ushqyerja kanë ndikuar negativisht sa i përket rasteve me tuberkuloz tek grumpmosha e re.

“Distancën, mënyrën e të ushqyerit, mënyrën e jetesës së tyre sepse është një sëmundje që transmetohen nëpërmjet ajrit.”

Mjekët tregojnë se si duhet të veprojë pacienti kur dyshon se është i prekur nga kjo sëmundje.

“Ndjekja dhe kontakti me mjekët që në simptomat e para, në kollën, ethe, temperaturë, rënie në peshë, mungesë oreksi. Pra, që në fillimin e këtyre shenjave.”

Aktualisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim të specializuar 4 pacientë me tuberkuloz, prej të cilëve 2 të rinj.

Klan News