E gjithë fushata elektorale e Partisë Socialiste ishte në respektim të rregullave anti-Covid. Por e kundërta ndodhi në tubimin e fitores ku u panë qytetarë të shumtë të grumbulluar në sheshin Skënderbej. I ftuar në “Opinion”, Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për këtë pamje dhe tha se menjëherë pas tij kishte pasur një komunikim me organizatorët. Kryeministri u shpreh gjithashtu se në ato kushte ku ishte nuk mund ta anulonte takimit, ndonëse siç u shpreh i kishte shkuar në mendje.

Fatjona Mejdini: Kandidati i pavarur i Dibrës i ardhur nga shtresa e minatorëve, Elton Dobreshi, u gjobit me 5 milionë lekë në datën 26 Mars në Bulqizë, për shkak se pati një tubim ku theu rregullat anti-Covid. PD nga ana tjetër ka organizuar mitingje të kësaj natyre dhe nuk është gjobitur. Nga ana tjetër, ajo çfarë ka ndodhur ditën e martë në Tiranë, është një thyerje jo vetëm e masave anti-Covid, por edhe e fushatës tuaj, që ju krenoheshit me fushatë, ku mbanit distancën dhe respektonit rregullat. Ajo çfarë ne pamë ditën e martë ishte një grumbullim masiv

Edi Rama: Jam shumë dakord.

Fatjona Mejdini: E cila theu edhe protokollet. Përse e bëtë këtë?

Edi Rama: Jam shumë dakord dhe e pranoj që ajo që ndodhi në këtë aspekt në sheshin Skënderbej ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë menjëherë mbrapa kam bërë edhe një komunikim me organizatorët, sepse nuk e kam kuptuar dot përse nuk duhej përsëritur e njëjta skenë me karrige shumë dhe me distanca. Por sigurisht që në ato kushte nuk mund të anuloja takimin dhe të thoja po largohem sepse këtu jemi në shkelje. Sepse më shkoi dhe kjo në mendje, por do ishte e tepër.

Fatjona Mejdini: Policia ju ka gjobitur?

Edi Rama: Nuk jam në dijeni të një gjobe të vendosur nga policia por di që po në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe kjo është kundër rregullave. Tani un ë nuk po justifikohem, por realisht jam habitur përse nuk. Sepse më thanë si do jetë formati? Si herë e tjera e thashë. Mendova që ishin çuar njerëzit dhe që ishin karriget dhe më pas e konstatova që nuk ishin vënë karrige dhe nuk e kuptoj përse nuk e kishin bërë. Kështu që po, kjo është shkelje, është gabim, është faj, unë kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur./tvklan.al