Një debutim me fitore ishte ai i Thomas Tuchel tek Anglia, duke kaluar provën e parë me sukses.

Trajneri gjerman deklaroi pas ndeshjes në një intervistë për TV Klan se nuk ishte edhe aq e lehtë të merrje një fitore përballë Shqipërisë.

“Nuk ka qenë 100% e filozofisë së lojës time, por duhet të përshtatemi si unë dhe ekipi, që të mësoj për skuadrën. Sot ishte e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, e vështirë ta mundje, të krijoje mundësi shënimi. E kemi parë edhe në Europian në një nivel të lartë dhe kështu që jemi të kënaqur me rezultatin, ndërsa duhet të përmirësohemi akoma”, tha Tuchel.

Thomas Tuchel është në përvojën e parë si trajner i një përfaqësuese pas karrierës te disa klube në Gjermani, Francë dhe Angli.

Ai mori 3 pikët në debutim duke bërë disa ndryshime në formacion, që rezultuan të suksesshme për të fituar menjëherë mbështetjen e tifozëve.

Tv Klan