Thomas Tuchel në debutimin e tij si trajner i Anglisë synon fitoren. 51-vjeçari tha se duhet të zhvillojnë një lojë me ritëm për të mos lejuar kundërshtarin të kundërsulmojë, pasi e cilësoi një armë të fortë të Kuqezinjve.

“Duhet të kemi ritëm në lojën tonë, të prekim sa më shumë topa në zonën kundërshtare, të rikuperojmë sa më shumë topa në gjysmëfushën e tyre, të aplikojmë strategjinë tonë, pasi duhet të kontrollojmë kundërsulmet e tyre, sepse Shqipëria është shumë e fortë me individualitet që ka në grup”, shprehet trajneri i Anglisë Thomas Tuchel.

Thomas Tuchel tha se kërkon që të fitojë menjëherë besimin e tifozëve.

“Unë dua që ne të luajmë si të uritur për fitore. Kam ndjerë emocione të mëdha gjatë stërvitjeve. Ka shumë pritshmëri për këtë ndeshje. Dua t’i bëj tifozët që të besojnë tek unë”, tha Tuchel.

Gjermani Thomas Tuchel zëvendësoi Gareth Southgate tek Anglia dhe është i pari trajner i huaj pas 13 vitesh.

Tv Klan