Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka publikuar listën e lojtarëve, që do të grumbullohen për dy ndeshjet e muajit Qershor.
“Tre Luanët” do të përballen me Andorrën, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ndërsa do të ketë edhe një miqësore ndaj Senegalit.
Në listën e bërë publike, bien në sy dy risi. Mbrojtësi i Chelsea, Trevor Chalobah dhe portieri i Burnley, James Trafford, janë ftuar për herë të parë në kombëtare.
Në ekip do të jenë edhe emra si Saka, Kane, Toney, Palmer, Rice, Arnold dhe Walker. Jashtë kanë mbetur Ben White, Maguire dhe Foden.
Ky i fundit kërkoi vetë të mos grumbullohej, për shkak të problemeve jashtë fushe. Anglia do të përballet me Andorrën më 7 Qershor në Barcelonë, ndërsa miqësorja me Senegalin do të luhet 3 ditë më vonë në stadiumin e Nottingham.
Kujtojmë se Anglia është në grup me Shqipërinë, për kualifikueset e Botërorit. Përballja e parë mes dy kombëtareve në muajin Mars, përfundoi me fitoren 2-0 të anglezëve.
/tvklan.al