Këtë të Mërkurë u zhvilluan katër ndeshjet e Serisë A, të cilat u shtynë dy ditë më parë, pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Juventusi u mposht minimalisht nga Parma në transfertë. Kjo është humbja e parë për trajnerin Igor Tudor në stolin e bardhezinjve. “Zonja e Vjetër” mbetet në vendin e pestë me 59 pikë.

Lazio nuk zhgënjeu, duke fituar 0-2 ndaj Genoas. Kryeqytetasit mbajnë vendin e gjashtë po ashtu me 59 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme mori edhe Fiorentina, 2-1 ndaj Caglarit. Në takimin tjetër, Torino fitoi 2-0 ndaj Udineses.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al