Pak kohë më parë, në mediat rozë u përfol për një ndarje të mundshme të këngëtares Tuna nga Patrisi. Dyshja nuk ishte parë më së bashku, nuk e ndiqnin më njeri-tjetrin në Instagram dhe madje këngëtarja nuk mbante më mbiemrin e partnerit në Instagram.

Por Tuna vendosi t’i jepte fund të gjitha këtyre spekulimeve, kur publikoi në rrjetet e saj sociale një video ku tregonte se ata ishin bashkë. Së fundmi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, çifti gjendet në shtëpi dhe duket se janë duke i shijuar së tepërmi këto ditë sëbashku si familje.

Tuna ka publikuar në Instagram një video ku tregon recetën e ditës të përgatitur nga Patrisi.

“Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin, e fut në kuzhinë dhe… voilaaa!”./tvklan.al