Pas një pauze të gjatë, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu i është rikthyer muzikës dhe intervistave në media. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, në daljen e saj të parë publike për mediat shqiptare që pas lindjes së djalit, Tian.

Drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi e pyeti këngëtaren rreth jetës si mama dhe se si është me gjumin pas lindjes. Përgjigja e Tunës që e menjëhershme duke thënë se vetëm një natë më parë ajo kishte fjetur për herë të parë me bashkëshortin e saj Patrisin pas lindjes së djalit. Këngëtarja shtoi se pavarësisht se djali ka dhomën e tij dhe të gjitha kushtet, ata e mbajnë në krevatin e tyre dhe flenë me të.

Ermal Mamaqi: Me gjumin si je? E mban mend si është gjumi?

Tuna: Sinqerisht dua të të falenderoj edhe për këtë pjesë, sepse mbrëmë kam bërë gjumin më të mirë dhe më të lezetshëm që pas lindjes së djalit. Që kur ai ka lindur, pavarësisht se i kemi krijuar kushtet e duhura ne e mbajmë në mes në krevatin tonë.

Ermal Mamaqi: O boboooo, ju paskeni hall mi motër.

Tuna: Është nata e parë që kam fjetur me burrin tim, mbrëmë. Të dy vetëm pas lindjes.

Ermal Mamaqi: Pas 18 vjetësh?

Tuna: 18 muajsh. Sot fjeta deri në 12:00 dhe ndihem sikur kam fjetur 3 ditë dhe ndihem e relaksuar.

Ermal Mamaqi: A i thatë njëri-tjetrit dje kur shkuat në krevat do të sos? Ne i themi do të ha…

Tuna: (Qesh) E di e di.

Ermal Mamaqi: Po kjo që paskeni bërë është shumë gjë e keqe…

Tuna: E di./tvklan.al