Të paktën 37 udhëtarë të linjës ajrore nga Vankuveri në Sydeny i kompanisë “Air Canada” pësuan lëndime si pasojë e turbulencave të forta.

Aeroplani me 284 pasagjerë në bord u detyrua të bënte ulje emergjente në Hawaii. Tridhjetë pasagjerë u dërguan për trajtim në spital, 9 nga të cilët kishin pësuar lëndime të rënda.

Udhëtarët kanë dëshmuar se sendet dhe gjithçka tjetër u rrëzua kur nisën turbulencat. “Njerëzit filluan të fluturonin brenda kabinës“, tha një pasagjer.

Brenda aeroplanit kishte shenja gjaku të pasagjerëve të lënduar,

të cilët u përplasën në tavanin e avionit.

Udhëtarët u akomoduan në hotel deri në një fluturim të ri drejt Australisë. /tvklan.al