Një prej reperëve të njohur shqiptar do të shoqërojë Nicki Minaj në turneun e saj botëror. Azet do të jetë një prej të ftuarve special të reperes së njohur.

Përmes një postimi në Instagram ai bëri publik dhe datat kur do të performojë në Gjermani.

Më datë  21, 22, 23 dhe 28 Shkurt, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Munih, Berlin, Frankfurt apo Këln, do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër koncertet.

Klan Plus