50 vite karrierë, me performancë nga çdo cep i globit, Elton John ka nisur turin e fundit me të cilën do të përmbyllë jetën e tij artistike.

71-vjeçari zgjodhi ta niste këtë tur me një spektakël në Pennsylvani, i cili zgjati tre orë, u performuan 23 këngë, me vetëm pesë minuta pushim dhe pa të ftuar special.

Ikona e muzikës pop u shpreh në lajmërimin e këtij turi se plani i tij ishte të sillte në këto koncerte të fundit pasionin dhe kreativitetin që kanë argëtuar fansat e tij për dekada.

Turi i cili është quajtur “Farewell Yellow Brick Road” do të mbahet në 5 kontinente dhe do të vijojë deri në Shtator të vitit 2019.

Elton John numëron më shumë se 300 milionë albume të shitura në rang botëror.

Tv Klan