Turi i fundvitit i Papa Françeskut



Turi i fundvitit i Papa Françeskut

21:39 23/10/2021

Kreu i Selisë së Shenjtë viziton Greqinë, Kongon dhe Hungarinë

Papa Françesku do të udhëtojë në disa vende para fundit të vitit, përfshirë Greqinë, Kongon dhe Hungarinë. “Papa Françesku dëshiron të shkojë në Greqi dhe Qipro, në fundjavën e parë të dhjetorit”, deklaruan burime pranë Selisë së Shenjtë.

Thuhet se Papa Françesku po konsideron një udhëtim në ishullin Lesbos, një vend i rëndësishëm dhe simbol për migracionin, ndërsa Evropa po përpiqet t’u përgjigjet refugjatëve që ikin nga lufta dhe varfëria.

Papa Françesku, 84 vjeç, gjatë mandatit të tij ka bërë vazhdimisht thirrje për vëmendje ndaj atyre që jetojnë në skajet e shoqërisë, atyre në nevojë dhe që përballen me diskriminim.

Kreu i papatit përmendi gjithashtu destinacione të tjera, duke thënë se ai ende mendon për Kongon dhe Hungarinë.

Papa Françesku tha gjithashtu se po planifikonte një udhëtim në Oqeani, vitin e ardhshëm, që do të ishte hera e parë që ai do të shkonte në rajon si Papë.

Klan News








Të ngjashme