Bukuroshet do të njihen me historinë dhe gastronominë që Shkodra u ofron turistëve

Turi i edicionit të 23-të të “Miss Shqipëria” ka filluar të hënën në Veriun e Shqipërisë, në dy destinacionet turistike të Velipojës dhe Bjeshkët e Tamarës.

Me suportin e resortit turistik “Grand Hotel Europa” në Velipojë dhe fabrikës më të re të pijeve dhe ujit Belta në Tamarë, përveç promocionit turistik të vlerave të zonës, në vëmendje do jetë historia dhe gastronomia që këto zona i ofrojnë turistëve.

Gjate vizitës 2 ditore në Velipojë vajzat do të bëjnë një set të dytë fotografik të revistës zyrtare të “Miss Shqipëria”, nën objektivin e fotografit Aurel Lulo, si dhe do të shijojnë natyrën e mrekullueshme dhe plazhin e Velipojës. Udhëtimi komod nga Tirana në Velipojë u mundësua nga “BST Transport”, kompani lider në vendin tonë.  

Turi i “Miss Shqipërisë” jashtë Tirane do të zgjasë deri të Shtunën, ndërkohë në Petrelë ka filluar puna për ndërtimin e skenografisë nga studio “Rebus” nën drejtimin e mjeshtrit Nesti Bida.

Klan News